Tirane – Ministria e Mbrojtjes shpenzon 11 milione dollare per blerjen e dy helikoptereve

Ne kuader te anetaresimit ne NATO, Ministria e Mbrojtjes ka shpenzuar rreth 11 milione dollare per blerjen e dy helikoptereve. Pajisjet e reja te transportit do te shkojne per forcat e luftimit, Brigada Ajrore. Po per forcat e luftimit, do te shpenzohen rreth 8 milione dollare per blerjen e anijeve patrulluese ne pjesen jugore te vendit. Ministria e Financave i ka akorduar Ministrise se Mbrojtjes nje buxhet prej 250 milion dollaresh pasi anetaresimi ne NATO detyron Ministrine e Mbrojtjes te arrije disa standarde, te cilat kushtojne shume. Keshtu, per forcat e Brigades se Reagimit te Shpejte do te shpenzohen rreth 5 milione dollare, per blerjen e pajisjeve ushtarake. Per kete qellim, rreth 2 mije forca ushtarake do te trajtohen me kosto rreth 10 milione dollare.
Advertisement