Maqedoni – Gara presidenciale perfundon ne balotazh

Gara presidenciale ne Maqedoni ka çuar në raundin e dytë dy kandidatët e partive më të mëdha maqedonase, Gjorgje Ivanov nga VMRO-DPMNE dhe Lubomir Frçkovski nga LSDM-ja, të cilët do të ndeshen në finalen pas dy javëve. Sipas rezultateve te pjesshme te publikuara nga KSHZ, kandidati i VMRO-DPMNE, Gjorgji Ivanov, kryeson garen, por ai nuk siguroi numrin e nevojshem te votave per te shmangur balotazhin. Në bazë të rezultateve paraprake të Komisionit Shtetëror Zgjedhor pasmesnate, kandidati i VMRO-DPMNE-së, Gjorgje Invanov i prinë garës presidenciale me mbi 80 mijë vota, në vend të dytë është kandidati i Lidhjes Social Demokrate (LSDM), Lubomir Frçkovski me mbi 50 mijë vota, pas tij radhitet kandidati i pavarur Lube Boshkovski, kandidati i Demokracisë së Re Imer Selmani, kandidati i BDI-së Agron Buxhaku, kandidati i PDSH-së Mirushe Hoxha dhe Nano Ruzhin nga PLD-ja. Rezultatet perfundimtare pritet te shpallen sot dhe balotazhi eshte planifikuar te zhvillohet me 5 prill. Zgjedhjet e djeshme u vleresuan te qeta dhe pa incidente. Debora pengoi hapjen e 103 qendrave te votimit, por zgjedhesit ne to perbenin vetem 1 perqind te elektoratit dhe nuk ndikojne ne rezultatin e votimit. Pjesemarrja e qytetareve ne keto votime ka qene reth 55%.
Advertisement