Tiranë | Ristani: KQZ do të numërojë çdo votë

alt

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Arben Ristani ka reaguar pas vendimit të së Hënës të Kolegjit Zgjedhor. Ristani ka siguruar se KQZ do të numërojë çdo votë në kutitë e cilësuara si problematike, sikundër u vendos edhe nga gjyqtarët e Kolegjit Zgjedhor. “Kolegji konfirmoi se proçedura e ndjekur nga KQZ ka qenë e rregullt”, ka deklaruar Ristani, i cili ka bërë të ditur se, numërimi i fletëve të hedhura gabim do të kryhet nga grupe numëruesish. Kreu i KQZ-së tha se puna do të nisë sapo në këtë Komision të mbërrijë vendimi i Kolegjit Zgjedhor. Sipas tij pasi të hapen të gjitha kutitë do të merren fletët e gabuara për t`i tabuluar. “KQZ-ja e ka çertifikuar rezultatin për kryetarin e bashkisë së Tiranës dhe ky është i mbyllur, por ajo që kërkohet është procesi i ankimimit dhe nëse në fund mund të ketë një ndryshim apo jo kjo nuk është në interesin e Komisionit Qëndor të Zgjedhjeve” theksoi Ristani ndërsa shtoi se procesi i numërimit të fletëve të kontestuara do të zhvillohet i hapur.

Advertisement