Tiranë | Komision për 100 vjetorin e pavarësisë

alt

Duke folur në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, kryeministri Berisha theksoi se në përgatitjet për kremtimin e pavarësisë së Shqipërisë do të angazhohen ministri, agjensi të shumta dhe institucione kërkimore. “100-vjetori kërkon një nderim shumë planesh në të gjitha rrafshet si në rrafshin historik, kulturor, artistik ndaj dhe për këtë qëllim që ta kremtojmë me dinjitetin ngjarjen më madhore do të krijohet një komisionin shtetëror i cili do të ketë në përbërje përfaqësues të shquar të fushave të ndryshme por edhe përfaqësues të shquar nga të gjitha vendet si Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Diaspora” theksoi Berisha ndërsa shtoi se një kontribut për pavarësinë kanë edhe shqiptarët në këto shtete. Duke e cilësuar 10-vjetorin e pavarësisë si ngjarje të madhe e cila kërkon edhe angazhimin maksimal theksoi se në kuadër të kësaj dite janë marrë edhe dy vendime të rëndësishme siç ndërtimi I Parlamentit dhe stadiumit të ri. “Nuk mund të kishte vendim më të drejtë sesa ndërtimi i tempullit të demokracisë, ndërtimit të parlamentit ndër më modernit në Europë. Vendimi tjetër është edhe ndërtimi i stadiumit të ri të Tiranës, i cili duhet të pasqyrojë dhe gërshetojë traditën por edhe format më bashkohore të arkitekturës së stadiumeve” theksoi më tej Berisha.

Advertisement