SHBA – Obama paraqet strategjine terheqese nga Afganistani

Presidenti amerikan Barack Obama ka deklaruar se SHBA duhet te kene edhe nje strategji terheqese nga Afganistani, pavaresisht se Washingtoni dergon trupa te tjere per te luftuar militantet talebane. Obama ka paralajmëruar se së shpejti do ta bëjë publik planin, i cili parasheh forcimin e përpjekjeve ushtarake, diplomatike dhe ekonomike në këtë vend. Sipas Obames, kjo strategji nevojitet per t’u siguruar qe politika amerikane te mos mbetet nje perpjekje e pafund. Shefi i Shtepise se Bardhe sqaroi se nje strategji efektive do te thote ringritje e ekonomise afgane dhe permiresim i marredhenieve diplomatike me Pakistanin dhe aktore te tjere ne rajon. Obama ka thënë se vendimi i tij më i vështirë që kur ka ardhur në krye të Shtëpisë së Bardhë është ai për dërgimin e ushtarëve tjerë në Afganistan. Ai ka vënë në pah se “vetëm qasja ushtarake nuk mund t’i zgjidhë të gjitha problemet në Afganistan”.
Advertisement