Reshjet e debores kane krijuar veshtiresi dhe per stacionet televizive dhe transmetimin e tyre, pasi mbremjen e se premtes eshte rrezuar shtylla kryesore e linjave te tensionit. Strukturat e operatorit te shperndarjes bejne te ditur se po punojne per te normalizuar gjendjen, dhe besojne se energjia do te kthehet diten e sotme per antenat e televizioneve ne Dajt. Shtylla e tensionit te larte qe eshte rrezuar eshte 22 metra e larte dhe nepermjet saj kalojne dy linjat qe furnizojne antenat me energji.