Tiranë | PD: vendimi i KQZ ishte i ligjshëm

Partia-Demokratike

Sipas saj integrimit europian të Shqipërisë i shërben ndjekja e procesit ligjor, me qetësi, maturi dhe respekt ndaj ligjit. Ligji dhe procesi demokratik, është e ardhmja europiane e Shqipërisë deklaroi Tabaku, duke shtuar se, rruga e kërcënimeve dhe presioni politik nuk e ndihmon procesin. “Kolegji Zgjedhor ka folur dhe vendimi i KQZ ka qenë i ligjshëm. Këto çështje janë zgjidhur. Pse vazhdon ende z. Rama të spekulojë për këtë temë? Tentativat e z. Rama për të sabotuar demokracinë shqiptare me kërcënime dhe presione, janë të papërshtatshme. Shqiptarët e dinë se lufta politike e z. Rama i përket të kaluarës, ndërkohë që qytetarët e këtij vendi duan të ardhmen”, u shpreh Tabaku. Më tej ajo theksoi se komuniteti ndërkombëtar ka folur qartë, ai ka mbështetur Kolegjin Zgjedhor dhe i ka kërkuar të marrë vendime bazuar në ligj dhe jo në interesa politike. Në mbyllje në emër të selisë blu, Tabaku deklaroi se, dëshpërimi i Ramës dhe agresiviteti i retorikës së tij, po tentojnë të errësojnë të vërtetën e drejtë të demokracisë.

Advertisement