Kosovë | Gjermania kundër ndarjes, do të lobojë për njohje të reja

alt

“Ne jemi të bindur se harta gjeografike e Ballkanit ka përfunduar dhe se Kosova dhe rajoni kanë një të ardhme europiane”, është shprehur Vestervelle. Më tej ai ka premtuar se lidhur me pavarësinë, Gjermania do fokusohet kryesisht tek ato 5 vende të Bashkimit Europian të cilat nuk e kanë njohur ende atë duke e garantuar se do punojë fuqishëm me to. Mësohet se mbështetja u dha gjatë një takimi të mbajtur gjatë ditës së djeshme në Berlin ku ka përsëritur edhe njëherë faktin se qëndrimin zyrtar i Gjermanisë është kundër ndarjes së Kosovës dhe ripërcaktimit të kufijve në Ballkan.

Advertisement