Kavaje – Grupi i specialisteve vlereson situaten per rreshqitjen e dherave

Një grup prej shtatë specialistësh të Shërbimit Gjeologjik Kombëtar kanë nisur dje punën për analizimin e terrenit, në një sipërfaqe prej 3-4 hektar në fshatin Bago të komunës Synej në rrethin e Kavajës, që mund të rrezikohet nga rrëshqitjet. Specialistët e shërbimit gjeologjik kanë mbërritur në këtë zonë një ditë pasi aty, si pasojë e rrëshqitjes masive të dherave, u shembën të paktën shtatë shtëpi me 45 banorë dhe te tjera rrezikojne te shkaterrohen ne ditet ne vijim. Ekspertet thane se po kryejne matjet dhe inspektimet e duhura per te qartesuar nese rreshkitjet e tokes do te vazhdojne dhe nese po, cili do te jete intensiteti i tyre dhe pasojat qe mund te sjellin per shtepite, objektet e tjera dhe banoret e zones. Ndërkaq, një komision i ngritur nga Këshilli i Qarkut vazhdon punën për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara mëngjesin e së shtunës nga rrëshqitjet e dherave, që u shkaktuan kryesisht nga reshjet e shiut. Shtatë familje të fisit Gjeçi humbën dje banesat e tyre pas rrëshqitjes së dherave prej 30-40 metra, në një nga kodrat ku shtrihet fshati Bago, 5 km në perëndim të qytetit të Kavajës. Strukturat e Ministrisë së Brendshme, emergjencave civile, prefektura dhe këshilli i qarkut si dhe deputetët e zonës kanë qenë dje në vendngjarje dhe kanë marrë të gjitha masat për të përballuar situatën e krijuar dhe për të ndihmuar banorët që humbën banesat e tyre. Specialistet e Sherbimit Gjeologjik Kombetar paraprakisht hedhin alarmin se ajo qe i ndodhi 45 banoreve te shtate shtepive, mund te jete vetem episodi i pare i nje shkaterrimi qe mund te ndodhe me tej.
Advertisement