Tirane – Berisha inauguron punimet ne segmentin Fushe-Kruje – Milot

Kryeministri, Sali Berisha, ka inauguruar dje nisjen e punimeve qe do te shnderrojne segmentin Fushe-Kruje-Milot ne nje autostrade me 4 korsi dhe nje korsi emergjence. Ne kete segment i cili eshte gjithashtu pjese e autostrades Durres-Kukes do te behet nje investim prej 50 milione eurosh. Sipas kryeministrit Berisha ky eshte nje nga invesimet qe tregon ndryshimin e vendit ne keto kater vjet. “Per te gjithe ata, te cilet ndryshimin e kuptojne me vepra, shkolla te reja, rritje te rrogave dhe pensioneve, anetaresim te Shqiperise ne NATO, te jene te sigurt se keto po ndodhin dhe se ky eshte nje ndryshim i madh nga ‘ndryshkimi’ me fjale boshe”, u shpreh Berisha. Gjate takimit me qytetaret nen slloganin “Shqiperia po Ndryshon”, kryeministri Berisha preku edhe ceshtjen e pajisjes se qytetareve me leternjoftimin elektronik.
Advertisement