Kosove – KS diskuton sot per zhvillimet e fundit ne Kosove

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara pritet të debatojë gjate dites se sotme për zhvillimet e tre muajve të fundit në Kosovë. Në takimin, i cili do të zhvillohet në New York, do të shqyrtohet raporti i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-Moon. Udhëheqësit politikë dhe analistë të ndryshëm thanë se Këshilli i Sigurimit duhet të përmbyllë mandatin e UNMIK-ut në Kosovë, ndërsa shprehen të inkurajuar nga raporti i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Ban Ki Moon, i cili thekson se shqiptarët e shohin UNMIK-un si pengesë për funksionimin e vendit si shtet Sovran. Kosova do të përfaqësohet nga ministri i Jashtëm Skender Hyseni, ndërsa qëndrimet e Beogradit do t’i paraqesë presidenti serb, Boris Tadiç. Para nisjes në Nju Jork, Kryediplomati kosovar Hyseni bëri të ditur për një media kosovare se do të kërkojë shuarjen e misionit të UNMIK-ut në Kosovë.
Advertisement