Vendimi i Kolegjit u dha të Premten në 3 Qershor duke lënë në fuqi rezultatin e dalë nga KQZ për Tiranën ku u shpall fitues me 81 vota më shumë kandidati i “Aleancës për Qytetarin” Lulzim Basha. Ky vendim pritet të zbardhet në referencë të nenit 158/6 në Kodin Zgjedhor, që sanksionon se Kolegji Zgjedhor është i detyruar ta zbardhë vendimin jo më vonë se tre ditë nga dhënia e tij, që nënkupton ditën e sotme. Kolegji zgjedhor rrëzoi kërkesën ankimore të Partisë Socialiste, që kontestonte vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vlerësimin e votave të kontestuara të hedhura në kutitë e gabuara nga votuesit por PS-ja pritet të ankojë sërish edhe mospërputhjen e votave gjatë vlerësimit të fletëvotimeve të kontestuara.


