Në një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin Berisha, Orban theksoi se debatet janë çështje e vetë shqiptarëve prandaj ato duhet të zgjidhen nga populli shqiptar. I pyetur nga mediat se çfarë mendon ai në lidhje me numërimin e fletëve të kontestuara, kryeministri hungarez theksoi se është mirë që të ndiqet praktika amerikane. “Nuk mund të ndërhyj në punët e të brendshme të Shqipërisë por mund të bëni atë që kanë bërë amerikanët. Të numëroni votat fletët e votimit, dhe më pas të lejoni gjykatën të vendosë për to” theksoi Orban. Ndërkohë duke iu referuar integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, Orban theksoi se vendi ynë duhet të realizojë me përkushtim të gjitha kriteret për procesin e integrimit. “Çështja e integrimit është një rrugë me dy korsi ku duhet të lëvizin të dyja palët njëkohëshisht. BE-së nuk do t`i pëlqente që të neglizhoheshin vlerat dhe rregullat e saj sepse ajo përfaqëson një godinë komplekse dhe mosrespektimi i rregullave të saj nuk është gjë e mire” theksoi Orban. Ai ka theksuar se gjithashtu se vlerëson përparimin e Shqipërisë që nga vizita e tij e parë para 10 vjetësh ndërsa shtoi se vlerëson kërkesën e Shqipërisë që anëtarësimi i saj të bëhet në sajë të meritës dhe konsensusin e plotë të dyja palëve për procesin e integrimit.Nga ana e tij kryeministri Berisha duke iu referuar vendimit që pritet të merret sot për Tiranën theksoi se mazhoranca do të respektojë vendimit e Kolegjit. “Rezultati për Tiranën është në gjykim dhe nuk ka asnjë mëdyshje që shteti ligjor do të respektohet në çdo rast. Ne i qëndrojmë vendimit të respetojmë vendimin e intitucionit edhe nëse na pëlqen apo jo” theksoi Berisha. Kryeministri Sali Berisha ka shprehur binjden e tij se institucionet që do të vlerësojnë rezultatin për bashkinë e Tiranës dhe do ta kalojnë këtë provë për ta me sukses të plotë.“Institucionet e Shqipërisë garantojnë zbatimin e ligjit. Zgjedhjet që u zhvilluan në tërësi në Shqipëri përfunduan në një kohë të shkurtër dhe rezultatet ishin më të qarta. Në Tiranë ishte rezultat i gushtë, vlerësimi i të cilit është në vlerësim e sipër nga institucionet e vendit dhe se rezultati i ngushtë është një test për këto instutucione, që kam bindjen se do ta kalojnë me sukses të plotë” theksoi Berisha. Kryeministri Berisha tha se qeveria e tij ka procesin e integrimit si projketin më të rëndësishëm për vitet që vijnë. “Qeveria e konsideron këtë proces tërësisht të bazuar në meritë. Në mënyrën më të përsëritur unë deklaroj që ne kemi për të ndërtuar Europën në cdo cep të vendit tonë. Në këtë moto kemi ndihmën e vendeve mike, dhe ju jemi mirënjohës” tha Berisha.


