Tiranë | Islami: bojkotimi i Kuvendit është i turpshëm

Tuesday, December 16, 2025

Në një prononcim për mediat, deputeti socialist tha se opozita ka një detyrim ndaj zgjedhësve për të qenë i pranishëm në debatin parlamentar. Islami ka pohuar se ka qenë gjithmonë kundër bojkotit parlamentar të opozitës por kësaj radhe po e kthen këtë qëndrim në veprim. “Është e turpshme mungesa e opozitës në parlament, në kohën që faktori ndërkombëtar po vijon ti bëjë thirrje partive politike të ulen në parlament për të debatuar mbi zhvillimet politike” ka deklaruar Islami, i cili u ka bërë thirrje kandidatëve në zgjedhjet e 8 Majit të presin dhe të pranojnë me durim vendimin e kolegjit zgjedhor. Kastriot Islami dhe Andis Harasani jane dy deputetët e PS, të cilët nuk i janë bindur vendimit te grupit kuvendor socialist për të mos marrë pjesë ne punimet e Kuvendit të Shqipërisë.

 
RELATED ARTICLES
- Advertisment -