Topi tha se politika shqiptare është e vetëdijshme për reformat dhe standardet që duhet të përmbushen në këtë drejtim, po aq sa beson në mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë për t’ia arritur këtij qëllimi. Nga ana e tij, Presidenti i Bordit Ndërkombëtar Këshillimor të Qendrës Kërkimore për Evropën Juglindore, Lordi britanik Riçard Best e informoi Presidentin Topi lidhur me projektet e përbashkëta rajonale për të zgjeruar rrjetin e kërkimeve shkencore dhe për t’u dhënë mundësi studentëve shqiptarë dhe nga vendet e tjera ballkanike që të përfitojnë bursa studimi në universitetet britanike.


