Në një konferencë për shtyp sekretari për çështjet ligjore në LSI, Ylli Manjani theksoi se humbja e Ramës në Tiranë ka nxitur drejtuesit e PS-së të ndërmarrin një betejë për prishjen e procesit zgjedhor. “Qëllimi i Ramës dhe i drejtuesve të tjerë të PS-së është që t`i imponohet publikut teza e përsëritjes së zgjedhjeve. Rama kërkon të ngulë pabesisht një thikë në shpinën e procesit zgjedhor” theksoi Manjani. Ai gjithashtu i bëri thirrje kreut të PS-së Rama të pranojë rezultatin dhe faktin që doli në opozitë dhe t`i drejtohet gjykatës nëse ka kontestime për rezultatin. “Ftojmë Ramën të qetësohet, të pranojë rezultatin dhe faktin që doli në opozitë dhe t`i kthehet jetës instiucionale. Qytetarët nuk ia kanë përborxh që të shprehin përbuzje për votën e tyre pasi vullneti u tyre u numërua në mënyrën më transparente” theksoi Manjani.


