Eurodeputeti Eduard Kukan ka paraqitur një raport në lidhje me situatën në Shqipëri. Mesazhi i tij ka qenë i qartë për kolegët e PE-së. “Pjesëmarrja e lartë në zgjedhje do të thotë se njerëzit duan zhvillimin dhe integrimin. Por këto zgjedhje duhet të na kishin treguar maturi politike nga ana e politikanëve”, tha Kukan. Ai u shpreh se bojkoti i opozitës nisi pas kërkesës së Kandidatit Lulzim Basha për të numëruar votat e shpallura të pavlefshme. Ai u shpreh se zgjedhjet ishin paqësore, përveç problemeve të sjella nga subjektet politike.


