Gjirokastra, Elbasani, Vlora, Saranda, Fushë Kruja, Korça, Fieri dhe Durrësi janë qytetet që prej afro 1 ore janë përfshirë nga marshimet kundër qeverisë dhe numërimit të fletëve të kontestuara për nxjerrjen e rezultatit të zgjedhjeve në Tiranë. Aktualisht në Berat është bllokuar aksi rrugor i Urës Vajgurore, protestuesit e Fushë-Krujës kanë bllokuar rrugën lidhëse me Shkodrën, protestuesit Korçar kanë bllokuar rrugën Pogradec– Prrenjas, dhe ata të Elbasanit aksin lidhës me Librazhdin dhe protestuesit e Gjirokastrës aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë. Në krye të tyre udhëheqin turmën e militantëve socialistë, deputetët e zonave përkatëse dhe kryetarët e partive të rrethit. E gjithë kjo valë protestash bëhet për anulimin e vendimeve të marra nga KQZ për numërimin e votave të hedhura në kutinë gabuar, për garën për kryetar bashkie në Tiranë, pasi sipas tyre, vendimet e këtij komisioni po shtrembërojnë dhe ndryshojnë rezultatin.


