Tiranë | Uollfarth: KQZ të punojë në mënyrë të pavarur

Tuesday, December 16, 2025

Pas takimit të zhvilluar me Prokuroren e Përgjithshme, Ina Rama, duke folur për procesin e numërimit në KQZ, ambasadori u shpreh se puna e tij duhet të jetë e pavarur dhe e mbështetur në ligj. “E rëndësishme është që të respektohet Kushtetuta, ligji. Po ashtu e rëndësishme është që të ketë transparencë nga media, sidomos në lidhje me procesin post-zgjedhor e atë që po ndodh në KQZ. Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve puna duhet të jetë e pavarur dhe e mbështetur në ligj”, tha Uollfarth. Uollfarth shtoi se që nga Janari 2011 në vend kanë ndodhur ngjarje të rëndësishme të cilat kanë nevojë për analiza ligjore.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -