Tiranë | Ruci dhe Brace në Prokurori për thirrje politike dhe veprime të dhunshme

alt

Strukturat e Hetimit dhe të Parandalimit të Krimit të Policisë së Kryeqytetit, pas deklaratave të bëra publike në mediat elektronike dhe të shkruara, referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në ngarkim të shtetasve Erjon Braçe dhe Gramoz Ruçi, deputet të Subjektit Partia Socialiste e Shqipërisë. Sipas bluve të kryeqytetit rezulton se, ndaj dy deputetëve socialist, referimi do të kalojë për konsumim të veprës penale të “Thirrjes publike për veprime të dhunshme”. Ky referim vjen pas thirrjeve të dy të zgjedhurve socialist, të cilët i bënin thirrje shqiptarëve të bashkoheshin në revoltë popullore për të mbrojtur votën e tyre.

Advertisement