Tiranë | Debate në KQZ për numërimin e fletëve të kontestuara

kqz1-300x186

Gjatë pushimit në vendin ku do të numërohen fletët e votimit u vendos një shirit ndalimi, në mënyrë që përfaqësuesit e PS-së të mos ndërhyjnë gjatë numërimit të votave të vlefshme, të adresuara për kryetarin e bashkisë së Tiranës, por të hedhura në kutitë e gabuara. Pas miratimit të akt-vendimit për numërimin e këtyre fletëve, tashmë nisi edhe verifikimi e më pas numërimi i fletëve të kontestuara nga PS. Mbledhja nisi nën akuzat e PS-së se numërimi i këtyre fletëve është tërësisht i paligjshëm. Por, kreu i KQZ Arben Ristani deklaroi se nuk mundet që vota e qytetarëve shqiptarë të mos lexohet. Ndësa nënkryetarja e KQZ-së Dëshira Subashi e kundërshtoi këtë veprim, duke theksuar se këto fletë votimi që po numërohen nuk janë të kontestuara, pasi në asnjërën prej tyre nuk ka një shënim nga komisionerët e KZAZ-së se janë të kontestuara. Sipas saj ato po vlerësohen për t’u lexuar në mënyrë të jashtëligjshme.

Advertisement