Tiranë | Kosovrasti: të shqyrtohen fletët e gjetura në kutitë për minibashkitë

kqz1-300x186

Kosovrasti tha se Kodi Zgjedhor e parashikon që këtë situatë të mos e zgjidhin KZAZ-të, por KQZ-ja. Ai i shpreh se nuk duhet të ketë nxitim për shpalljen e rezultatit kur në shumë KZAZ në Tiranë, ka pasur probleme gjatë numërimit të kutive për minibashkitë, ku janë gjetur fletë votimi të kandidatëve. Neni 123 i Kodit Zgjedhor thotë shprehimisht se “Kur gjatë llogaritjes së tabelës, KQZ-ja, kryesisht ose me kërkesë të palëve, vëren mospërputhje të shifrave të tabelës përmbledhëse me tabelat e rezultateve të qendrave të votimit, merr vendim për miratimin e Tabelës Përmbledhëse të Rezultatit me shifrat e korrigjuara, duke u bazuar në origjinalet e tabelave të qendrave të votimit. Një kopje e Vendimit për miratimin e Tabelës e Përmbledhëse të Rezultatit për Zonën Zgjedhore u jepet të gjitha subjekteve zgjedhore që kanë marrë pjesë në zgjedhjet e zonës zgjedhore përkatëse”.

Advertisement