Durrës | Dako rikonfirmohet kryetar Bashkie

selia-roze3

Pas përfundimit të procesit të numërimit të votave në qytetin e Durrësit Dako mori plot 33369 vota, kundrejt 29785 votave që arriti të marrë kandidati demokrat i “Aleancës për Qytetarin” Ferdinand Xhaferraj. Diferenca mes dy kandatëve është plot 3584 vota më shumë për kandidatin e majtë Vangjush Dako, një diferencë e konsiderueshme ndaj Xhaferraj, duke bërë që Durrësi të mbetet prej disa mandatesh bastion i të majtës. Ndërkaq gara mbetet e fortë në kryeqytet, kur sot kryeson me mbi 700 vota kandidati demokrat Lulzim Basha kundrejt kandidatit të majtë, Edi Rama.

Advertisement