Tiranë | Basha: do të pres numërimin e cdo vote

alt

“Trysnia që vjen nga kjo garë e ngushtë nuk duhet të ndërhyjë në numërimin e çdo vote, unë kam rimarrë kryesimin e garës, megjithatë kjo nuk ndryshon vendosmërinë time për të pritur numërimin e drejtë të çdo vote”, tha Basha. Ai ka falënderuar komisionet për punën bërë dhe ka theksuar rëndësinë që ka numërimi i çdo vote. “Dua të falënderoj komisionerët, vëzhguesit dhe numëruesit për punën e palodhur e cila ka vazhduar deri në orët e para të mëngjesit. Duhet të krenohemi me punën e tyre, një punë e cila vazhdon të sigurojë një proces transparentë”, tha Basha.

Advertisement