Korcë | Përfundon numërimi, Niko Peleshi merr mandatin në krye të Bashkisë

selia-roze3

Kështu Niko Peleshi rikonfirmohet edhe njëherë si kryetar i Bashkisë së Korçës edhe për 4 vite të tjera duke marrë kështu mandatin e tij të dytë. Kandidati i koalicionit “Aleanca për të Ardhmen” Niko Peleshi mori 16385 vota kundrejt kandidati “Aleanca për Qytetarin” Andrea Mano i cili ka marrë 14176 vota Shijaku, gjithashtu një nga bastionet e PD-së, i kaloi Partisë Socialiste. Gara për pushtetin vendor u mbyll me fitoren e kandidatit socialist, Indrit Buka. Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, kandidati i Partisë Socialiste, Indrit Buka ka dalë fitues duke lënë pas me vota rivalin demokrat, Afrim Brahimaj. Në mbyllje të proçesit të numërimit, Buka ka arritur të marrë 2544 vota, kundrejt 2270 votave që mori rivali i tij demokrat. Ndërkohë vijon numërimi i votave edhe në Elbasan dhe Durrës ku deri më tani kryesojnë kandiatët e PS-së, ndërsa në Shkodër kryeson bindshëm kandidati i djathtë.

Advertisement