Një komisioner i Partisë Socialiste në fshatin Kuq të qarkut të Shkodrës është dhunuar në një qëndër votimi por ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes. Mësohet se komisioneri i PS-së është dërguar në spitalin e Shkodrës ku po merr edhe ndihmën mjekësore. Ndërkohë mësohet se deri më tani në qendrat e tjera të votimit në qarkun e Shkodrës procesi po vijon normalisht ku deri tani nuk është shënuar asnjë parregullsi.


