Procesi i votimit ka nisur në orën 07:00 dhe do të mbyllet në orën 19:00 ku mbi 150 mijë të rinj do të votojnë për herë të parë. Procesi zgjedhor dhe mbarëvajtja e tij janë cilësuar si mjaft jetike për rrugën e Shqipërisë drejt integrimit europian nga përfaqësitë ndërkombëtare diplomatike në Tiranë. Ndërkohë kanë filluar të shfaen shqetësimet e para të këtij procesi. Në komunën e Ravonikut, qarku Korcë, votimi nuk ka filluar ende pasi mungon pajisja e verifikimit të bojës. Ndërkohë dje në mbrëmje në një tjetër komunë të këtij qarku ka pasur akuza nga shtabi socialist se është marrë vula nga kryetarja e komisionit zgjedhor. Në qarkun e Gjirokastrës proçesi ka filluar me vonesë në disa qendra votimi në Gjirokastër dhe Memaliaj. Ndërkohë që 22 autobuzë me rreth 1 mijë emigrantë nga Himara të ardhur nga Greqia kanë zbarkuar në këtë qytet për të votuar në zgjedhjet e sotme lokale.


