Shkozë | Rama inauguron 385 banesa sociale

Friday, January 16, 2026

Rama u shpreh se ky është një premtim i mbajtur dhe realizim i një projekti që synon të zgjidhë problemet sociale. Ai u shpreh se Bashkia synon të ndërtojë edhe më tepër projekte me marrjen e shumicës në Këshillin Bashkiak. Duke folur për mënyrën e financimit, Rama u shpreh se kreditimi do të jetë me interesa të ulët për kategorinë që do të banojë në këtë pjesë. “Kjo nuk është një geto e Entit të Banesave. Enti i Banesave është pa vizion për të bukurën. Ky kompleks është i standardeve evropiane dhe politika jonë punon për të realizuar ëndrrën”, tha kreu i PS-së. Rama tha se pas 8 Majit do të nderohen 1 mijë apartamente për familjet në nevojë dhe që kanë probleme me strehimin.

 
RELATED ARTICLES
- Advertisment -