Tiranë | Presidenti Topi: kandidatët të pranojnë rezultatin zgjedhor

Friday, December 19, 2025

Gjatë një takimi me përfaqësues të parlamentiti rinor kreu i shtetit tha se forca e argumentit të bën që të fitosh, por edhe nëse humbet theksoi ai, kandidiatët duhet të pranojnë votën e qytetarëve. Gjithashtu presidenti Topi tha se kandidatët për zgjedhjet vendore nuk po paraqesin para qytetarëve alternativat më të mira. Për këtë arsye tha ai mënyra më e mirë për të përcjellë projektet për publikun është përballaja, e cila gjatë kësaj fushate ka munguar. Po ashtu presidenti Topi tha se është e papranueshme dhuna elektorale në një vend demokratik ndërsa theksoi se fushata është shoqëruar nga një retorikë e ashpër mes kandidiatëve. Ndërsa i bëri thirrje partive politike të angazhohen për një fushatë elektorale të qetë në të njëjtën linjë presidenti Topi u ka kërkuar qytetarëve të respektojnë votën në 8 Maj.

 
RELATED ARTICLES
- Advertisment -