Elbasan | Berisha: autostrada Tiranë-Elbasan përbën veprën e dytë më të madhe publike

Saturday, January 17, 2026

“Tirana, Elbasani dhe Durrësi do të jenë një treg i përbashkët”, tha Berisha gjatë ceremonisë së inaugurimit të projektit. Ai u shpreh se distanca e qytetit të Elbasanit për punëtorët në Tiranë, do të jetë e njëjtë me ata që “jetojnë në Kombinat dhe punojnë diku afër Spitalit Nën Tereza”. Kreu i qeverisë u shpreh se kjo është një nga veprat më të rëndësishme që do të ndërtohet gjatë viteve të fundit dhe e kthen Tiranën në një nga metropolet më të rëndësishme të rajonit. “Autostrada përbën, pas Rrugës së Kombit, veprën e dytë më të madhe publike që ndërtohet në historinë e kombit shqiptar. Kjo autostradë shkurton së paku 50 minuta distancën e Tiranës me Elbasanin dhe de fakto bën Elbasanin qytetin më të afërt me Tiranën”, tha Berisha. Në ceremoninë e inaugurimit të punimeve, Berisha u shpreh se ndërtimi i tunelit të kësaj rruge do të sjellë mjaft përmirësime të jetës së banorëve të Elbasanit. “Shpreh kënaqësinë e madhe se kjo pranverë e vitit 2011 në datën 29 Prill shënon fillimin e shndërrimit në realitet të ëndrrës së miliona e milionave udhëtarëve, të cilët të nisur drejt Tiranës, gjënë e parë që kanë imagjinuar para se të arrinin në majat e Krrabës, ishte që të kishte një tunel dhe të arrinin më shpejt në Tiranë. Kjo ëndërr nis sot shndërrimin në realitet në një hark kohor 18 mujor”, tha Berisha.

 
RELATED ARTICLES
- Advertisment -