Burime nga policia bëjnë me dije se ka gjetur vdekjen 35-vjeçari Renato Abazi, shoferi i automjetit ndërsa janë plagosur edhe tre persona të tjerë ku njëri prej tyre është një kalimtar i rastit. Dy pasagjerët e makinës ndodhen në spitalin e Vlorës në gjendje kritike për jetën ndërsa 16-vjeçari i cili ishte kalimtar i rastit ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e zjarrëfikësve të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit ndërkohë që si pasojë e shpërthimit të makinës janë thyer edhe xhamat e ndërtesave përreth. Ndërkohë policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.


