Tepelenë | Berisha premton katërfishim të investimeve në infrastrukturë

alt

Në fjalën e tij kryeministri Berisha duke u kërkuar votën banorëve të kësaj zone u premtoi atyre se qeveria do të katërfishojë investimet në infrastrukturë duke asfaltuar çdo km rrugë. Gjithashtu kryeministri Berisha premtoi se qeveria do të rrisë rrogat dhe pensionet si dhe do të ndërtojë shkollat dhe qëndrat shëndetësore. Më tej kryeministri premtoi se qeveria do të rrisë ndihmën ekonomike për familjet në nevojë duke bërë që askush të mos ketë nevojë të marrë ushqime me lista. Kryeministri Berisha theksoi gjithashtu se motoja e mazhorancës është “Tepelena turistike dhe prodhuese” duke shtuar se qeveria do të financojë çdo fermer për të bërë të mundur zhvillimin e bujqësisë në këtë zonë.

Advertisement