Një burrë në Indi i quajtur Sakal Dev Tuddu 63 vjeç, nuk i ka prerë apo larë flokët e tij për plot 40 vjet, tani i ka thuajse 2 metër të gjatë e madje edhe i quan si një ‘bekim nga Perëndia’. Sakal Dev Tuddu, nga lagja Munger e shtetit lindor të Biharit në Indi mban flokët e tij mbledhur në krye të kokës si një çallmë. Ai thotë se një natë, rreth 40 vjet më parë, flokët e tij u kthyen spontanisht në rasta dhe këtë gjë e mori si një bekim nga Zoti ndaj edhe vendosi as të mos i presë më dhe prej atëherë as të mos i lajë më flokët e tij.

Ai gjithashtu thotë se Perëndia e vizitoi atë në ëndërr dhe i tha të mos priste flokët një udhëzim që ai e ka respektuar që atëherë. Gjitthashtu hoqi dorë nga pirja e duhanit si një shenjë devocioni ndaj hyjnisë së tij. Sakal Dev Tuddu njihet si një shërues tradicional dhe përgatit trajtime popullore të bëra vetë në shtëpi për çiftet të cilët e kanë shumë të vështirë të bëjnë një fëmijë.

d569e1c492847bda2295-750x422161463838PRC_76200073

/Syri.net/