50 Cent feston 20-vjetorin e albumit “Get Rich or Die Tryin” me turne!

50 Cent do të nisë një turne nëpër botë për të festuar 20-vjetorin e albumit të tij debutues “Get Rich or Die Tryin”.

Ndalesa e parë e turneut Final Lap do të nisë në Utah më 21 Korrik ndërsa në Evropë do të fillojë më 28 Shtator në Amsterdam, Holandë.

Advertisement

Koncertet e radhës për Australinë, Zelandën e Re dhe Azinë do të shpallen në një moment të dytë.

Sipas një njoftimi për shtyp, në ‘Final Lap Tour’, ikona e rap-it do të performojë dhjetëra hite të preferuara nga fansat, si dhe këngë që nuk janë interpretuar live për dekada.

Në të gjitha koncertet 50 Cent do të shoqërohet nga miku i tij i vjetër, Busta Rhymes. Biletat e koncerteve do të dalin në shitje duke filluar nga 12 Maji.