4 aksidente brenda 24 orëve, humbin jetën 2 persona

Vetëm në 24 orët e fundit janë regjistruar të paktën 4 aksidente të rëndë ku janë shënuar 2 viktima.

Në mbrëmje një 50-vjeçar humbi jetën pasi u përplas nga një automjet në aksin Korçë -Maliq.

Advertisement

Përplasja e dy automjeteve në hyrje të Shkodrës rezultoi fatale për një 76-vjeçare që ishte duke pritur autobusin në anë të rrugës.

E moshuara u përplas nga një autoveturë që humbi kontrollin si pasojë e përplasjes me një tjetër automjet.

Në këtë aksident mbeti i plagosur edhe një fëmijë 7-vjeçar dhe një tjetër person.

Më herët në segmentin rrugor Laç-Thumanë një autoveturë dhe një kamionçinë u përplasën në afërsi të kryqëzimit të Patokut dhe për pasojë u përplasën 4 persona.

Gjatë paradites u shënua edhe një tjetër aksident me disa të plagosur në aksin Elbasan -Librazhd.