14-vjetori i anëtarësimit në NATO, Berisha: Ditë historike për Shqipërinë!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha e konsideron 1 Prillin, ditën kur Shqipëria u anëtarësua në NATO, si një ditë historike.

Në një postim në rrjetet sociale, Berisha thotë se anëtarësimi u bë i mundur nga sukseset e reformave të thella dhe gjithanshme, funksionimi i shtetit ligjor dhe ekonomisë së tregut.

Advertisement

“Sot ditë historike, 14 vjetori i anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, aleancën politike dhe ushtarake më të fuqishme të kohërave. Ky anëtarësim u bë i mundur nga sukseset e reformave të thella dhe gjithanshme, funksionimi i shtetit ligjor dhe ekonomisë së tregut. Kjo ëndërr u bë realitet për shqiptarët me mbështetjen e fuqishme të presidentit të SHBA, mikut të madh të kombit tonë George W. Bush dhe vendeve anëtare të NATO-s. Sot NATO e udhëhequr nga SHBA është mburoja më e fuqishme e paqes dhe lirisë në botë. Zoti e bekoftë NATO-n dhe vendet e saj anëtare”, shprehet Berisha.

Kryedemokrati e ka shoqëruar postimin e tij me një video nga kjo ditë e shënuar 14 vite më parë.