Pas skandalit të tradhtisë, Jordyn ka dy fjalë për Kylie Jenner (Video)

Pas skandalit të tradhtisë, Jordyn Woods ra pre e një fansi, i cili donte të bënte foto e video me të, por gjatë asaj kohe ai “e intervistoi” dhe e bëri videon e saj virale në të gjithë botën.

-A ka ndonjë shans që gjërat mes teje dhe Kylie të funksionojnë sërish?

Advertisement

-Unë kam dashuri për çdo njëri, gjithmonë,- iu përgjigj ajo. 

-A ke dashuri për Kylien?

-Gjithmonë!

Ndërkohë që mamaja e saj që ndodhej aty në ato momente tha: “Të duam Kylie”, teksa Jordyn nisi të ngjisë shkallët elektrike duke injoruar njerëzit rreth e rrotull.

Kujtojmë se Kylie dhe Jordyn nuk janë më mikesha të ngushta, pasi kjo e fundit puthi Tristan Thompson në një festë. Megjithatë ish-shoqet e ngushta e ndjekin njëra tjetrën në Instagram dhe Jordyn pëlqen vazhdimisht fotot e Kylie.

Ndoshta ka një shpresë se miqësia e ngushtë mes vajzave do të rikthehet sërish siç ka qenë, edhe pse shumë njerëz besojnë se kjo është një farsë për sezonin e ri të familjes Kardashian.

/Opinion/