Pak para nisjes së sezonit të ri, Robbie Williams dhe Ayda Field largohen nga “X Factor”

Pas një sezoni së suksesshëm, Robbie Williams dhe bashkëshortja e tij Ayda Field nuk do të jenë më pjesë e jurisë së “X Factor” në Britani.

Nëpërmjet një njoftimi të përbashkët, çifti kanë lajmëruar publikun dhe fansat e tyre se janë larguar nga programi dhe nuk do të qëndrojnë më ulur pranë antarëve të tjerë të jurisë për të vlerësuar konkurentët.

Burime pranë tyre kanë treguar për mediat e huaja se aryseja e largimit është paga. Robbie dhe Ayda kanë kërkuar një rritje të të rrogës së tyre por produksioni ka refuzuar diçka të tillë. Në këto kushte ato kanë dhënë dorëheqjen.

Paga e tyre sezonin e kaluar ka qenë plot 10 milion frute (1.6 milion euro) por sipas tyre kjo nuk ishte një shifër e kënaqshme.

Ende nuk dihet se kush do të jenë emrat e njohur që do të zënë karriget e çiftit të njohur në sezonin e dytë të “X Factor” i cili pritet të nisë së shpejti.

/News31.al/