Offset flet për herë të parë për terapinë martesore me Cardi B

Offset dhe Cardi B sapo janë rikthyer së bashku dhe si në hapat e para, janë ende duke u munduar ta bëjnë lidhjen e tyre të funksionojë. Gjatë një interviste, reperi është shprehur se ka pasur frikë të humbë partneren e tij dhe ka zbuluar se për këtë arsye çifti ka provuar terapinë martesore. Në të njëjtën kohë, Cardi B ka pranuar se ideja e terapisë ka qenë e gjitha e reperit dhe pavarësisht se në fillim ajo nuk ka qenë dakord, duket se kjo gjë ka ndikuar pozitivisht në lidhjen e tyre. Offset ndihet shumë i lumtur që është kthyer sërish me Cardin dhe për të, jeta si një i martuar nuk është aspak e vështirë. Kujtojmë që Offset dhe Cardi B u bënë prindër për herë të parë pak kohë më parë dhe e quajtën vajzën e tyre Kulture. 

/WHO/