Nora Istrefi shtatzënë

Arkiv

Këngëtarja e njohur shqiptare, Nora Istrefi është shtatzënë duke cënuar kështu automatikisht vazhdimin e saj në spektaklin e vallëzimit “Dance With Me”. Burimet bëjnë të ditur se këngëtarja e njohur është shtatzënë në muajt e parë. Producentja Vera Grabocka tashmë  e ka marrë lajmin dhe e ka gati planin se si të largohet artistja në mënyrë spektakolare.

Është pikërisht “Dance With Me” që po e mban Norën larg konfirmimit të lajmit, por familja dhe rrethi shumë i ngushtë i miqve e di këtë. Istrefi pritet të largohet nga “Dance With Me” sepse nuk do të mund të jetë pjesë aktive e provave dhe e spektaklit për shkak të shtatzënisë. Nora Istrefi dhe Robert Berisha pritet të bëhen prindër pas martesës që u përfol shumë në media. Shumë urime çiftit.

Advertisement

E njëjta situatë n’a kujton kohët kur SILLIKON-set tona Aulona Musta dhe Fatma Haxhialiu kërcenin në Dancing With The Stars, ndërkohë që ishin në muajt e parë të shtatzanisë. 🙂

BURIMI: FEMRA.CH