Kim Kardashian lumturon reperin shqiptar (Video)

Reperi me origjinë shqiptare, Gashi, nuk mund të ishte më i lumtur, dhe pas lumturisë së tij fshihet pikërisht, Kim Kardashian. Disa orë më parë, në Instatory-n e saj, ylli i Instagramit postoi një video bashkë me të motrën, dhe ajo që tërhoqi vëmendjen ishte kënga në sfond. Kim Kardashian po dëgjonte këngën “My Year” të reperit shqiptar.

.

Advertisement

Dhe ky i fundit ka reaguar përmes një postimi në Twitter ku shkruan:

“Kim Kardashian që poston këngën time më bën kaq të lumtur! Ashtu siç thashë. Viti im!”.

Reperi shqiptar, i larguar prej vitesh nga Kosova,  po korr sukses ndërkombëtar dhe siç shihet nga hitet e tij paska arritur dhe në veshin e Kim Kardashian dhe në “botën e Instagramit”, kjo nuk është pak.

/Opinion.al/