Halle Berry sërish single

Halle Berry dhe Olivier Martinez i kanë dhënë zyrtarisht fund martesës së tyre dy vjeçare.

Lajmi bëhet i ditur nga amerikania TMZ, sipas të cilës, aktorja 49-vjeçare ka firmosur letrat e divorcit.

Advertisement

Shkaku kryesor i kësaj ndarje, sipas portalit, është mospërputhja e karakterit.

Një burim i tha TMZ se gjërat mes çiftit arritën kulmin kur Martinez goditi një person me karrige, teksa ndodhej në aeroport, në fillim të këtij viti.

Olivier dhe Halle kanë një djalë sëbashku, 2-vjeçarin Maceo.