Frymëzuar nga Sophia Loren

Modelja e suksesshme Kelly Brook ka postuar një foto në rrjetin social Twitter, për të cilën është frymëzuar nga aktorja italiane Sophia Loren. Kjo ka qenë një nga fotot e shkëputura nga momente pune për realizimin e kalendarit ku modelja seksi do të jetë imazhi kryesor. Ajo duket mjaft në formë dhe elegante, e veshur me një palë të brendshme të zeza, me flokët me onde dhe duart në bel. Kelly është shprehur mjaft entuziaste për kalendarin e vitit 2014 që pritet të realizojë, madje ka postuar edhe një tekst në Twitter: “Duke punuar për setin fotografik të kalendarit 2014. Kjo foto është insipiruar nga Sophia Loren”.

Advertisement