Femra më e bukur në botë

Në moshën 40 vjeçare Gwyneth Paltrow duket se po jeton një jetë perfekte. Është e gjatë, ka trupin e një modeleje sa gjysma e moshës së saj, është e martuar me një yll rocku (Chris Martin) e tani ka edhe një tjetër titull për t’ja shtuar listës: Femra më e BUKUR në botë sipas PEOPLE. Në numrin e kësaj jave (26 Prill) fituesja e Çmimit Oscar ka thënë se familja e bën të ndihet më e bukur se kurrë: “Nëpër shtëpi vishem me xhinse dhe t-shirt. Nuk para bëj tualet, ashtu janë mësuar të më shohin”,- ka thënë aktorja. Yje të tjerë në listën që përpilohet çdo vit nga kjo revistë janë: Halle Berry, Kerry Washington, Jennifer Lawrence, Amanda Seyfried, Gabrielle Union, Kelly Rowland etj….

Advertisement