Elvana inauguron “Altar”

Vetëm pak kohë më parë fansat e këngëtares Elvana Gjata u habitën nga një postim i saji në Instagram me hashtag-un “Altar”.
Por të gjithë e kujtojmë që në fakt bëhej fjalë për sipërmarrjen më të re të Elvanës, që lidhet pikërisht me ditën e martesës.
Sipas raportimeve ekskluzive të blitz.al, mësohet se dita e madhe e inaugurimit të dyqanit të këngëtares do të jetë nesër.
Por për mos ta mbyllur me kaq, mësohet se do të kemi edhe një bashkëpunim të këngëtares me stilistin e njohur Valdrin Sahiti, pasi ai do të sjellë ekskluzivisht në “Altar” koleksionin e tij më të ri “Mokita”.

Advertisement