Dikush e ofendoi rëndë nga familja, reagimi i Anxhelinës nuk është siç e prisnim

Ndonëse platformat sociale si Instagram i ndihmojnë personazhet të rrisin popullaritetin e të jenë më pranë ndjekësve të tyre, ato shpesh bëhen shkak për gjendje jo të mirë shpirtërore të këtyre personazheve nga mesazhet jo të mira dhe hera herës kërcënuese që marrin nga njerëz të panjohur. Teksa bulizmi online vazhdon e rritet, Anxhelina Hadërgjonaj ka dhënë një tjetër zgjidhje.

Ajo ka publikuar një mesazh në Instagram ku dikush e ofendon rënë atë dhe familjen ndërkohë që Anxhelina ia ka kthyer duke i komplimentuar flokët.

Advertisement

Për arsye të kësaj përgjigje të papritur, ndjekësja me fjalorin e rëndë nuk ka kthyer më përgjigje.

Me këtë gjest, Anxhelina i ka bërë një thirrje atyre që ofendojnë për të mos e vazhduar më këtë praktikë vulgare ndërkohë i ka dhënë edhe një ide kolegëve të saj të njohur për të pasur një mënyrë ndryshe reagimi në mënyrë që të limitohen incidente të tilla.

/News31.al/