Debutim në Javën Londineze të Modës

Edhe pse jo gjithnjë i vesh Rihanna i adhuron fustanet. Në fakt gjatë Javës së Modës në Londër (që do të zhvillohet në muajin shkurt) ajo do të prezantojë koleksionin e saj të parë në bashkëpunim me River Island. “Prezantimi i koleksionit në Javën e Modës në Londër është një ëndërr e bërë realitet. Kishte shumë kohë që dëshiroja të dizenjoja koleksionin tim dhe t’a prezantoja për River Island së bashku me talentet e tjerë të dizajnit në javën e modës. E konsideroj një privilegj. Me zorr po pres që të shoh reagimin e fansave dhe shtypit”,- ka thënë Rihanna. Ky koleksion i artistes do të dalë nëpër dyqanet e River Island në mbarë botën dhe online më 5 Mars. Ndëkrohë përsa i përket SHBA-ve këngëtarja ka thënë se koleksioni i saj do të prezantohet në ceremoninë e inagurimit. Sigurisht që jemi shuuuuume kuriozë të shohim se çfarë do ketë krijuar Rihanna.

Advertisement