“Beqarja” Lady Gaga, për pak sa nuk puthet me Bradley Cooper në sytë e Irina Shayk

E pamundur t’u shpëtonte bliceve të kamerave, e sigurisht që thashethemet vetëm sa kanë nisur.

Lady Gaga dhe Bradley Cooper dhanë një performancë të jashtëzakonshme dhe elektrizuese, gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve “Oscar” mbrëmjen e së dielës në “Dolby Theatre” të “Hollywood”-it.

Advertisement

Por, më shumë sesa kënga “Shallow”, kolonë zanore e filmit “A Star Is Born”, ajo që nxiti të apasionuarit pas çmimeve prestigjioze të botës së kinemasë të rrëmbenin menjëherë telefonat dhe të shkruanin në rrjetet sociale, ishte pikërisht “kimia romantike” mes dy performuesve.

Shumë ndjekës nxituan të shkruanin në “Twitter” faktin që tashmë çiftit “i duhej vetëm një dhomë”, pasi ata u panë sy më sy gjatë performancës së ngarkuar emocionale dhe shumë “të nxehtë”, saqë fare mirë “mund të kishin shkëmbyer edhe ndonjë puthje”, do të shkruante dikush.

Vetëm pak minuta më vonë, pikërisht kjo këngë do të shpallej edhe fituesja e një statuje “Oscar” si “muzika më e mirë” e një filmi.

Shfaqja e Lady Gaga në “Oscars” ishte hera e parë e daljes së saj në publik që kur i dha fund fejesës së saj me 50-vjeçarin Christian Carino.

Por, ndërsa “beqarja” Gaga ecte e vetme mbi tapetin e kuq, Cooper nga ana tjetër vinte i kapur pas dore me nënën e tij, Gloria, si dhe supermodelen ruse, Irina Shayk, me të cilën ka edhe një vajzë njëvjeçare të quajtur Lea De Seine Shayk Cooper.

/TCH/