Bashkëshorja e Justin Bieber: “E frikshme të jesh kaq e re dhe e martuar”

Supermodelja Hailey Baldwin ka folur hapur në emisionin radiofonik të Kendall Jenner mbi martesën e saj. Partnerja e Justin Biber ka pohuar se është e “frikshme” të jesh e martuar kaq e re.

“Përfundimisht është e frikshme të jesh kaq e re dhe e martuar. Është diçka e frikshme, por është gjithashtu personi me të cilin kam rënë në dashuri për kaq shumë vite me radhë!”

Advertisement

Mandej modelja është shprehur se konceptin e “përgjithmonë bashkë” njeriu nis ta mendojë dhe besojë në momentin që martohet vërtet.

“Atëherë ulesh dhe thua: Tani, kjo është përgjithmonë! Nuk ka një fund!”- tha Baldwin.

Martesa e Justin Bieber dhe Hailey Baldwin, ka qenë një nga më të komentuarat në vitin 2018. Madje gjigandi “Google” e renditi në 10 gjërat më të kërkuara të vitit që lamë pas.

Martesa e tyre që u bë në fshehtësi të plotë bëri bujë sepse çifti kishin vetem pak muaj të lidhur dhe Justin Bieber i kishte ende të freskëta kujtimet me ish të dashurën e tij historike, Selena Gomez. Kjo e fundit pas ndarjes me Justin, u përball me disa probleme shëndetësore dhe përfundoi në një spital të shëndetit mendor ku u kurua për disa muaj.

/Opinion/