Policia konfirmon se Keith Flint u vetëvra

Këngëtari i famshëm i Prodigy, Keith Flint, vdiq si rezultat i varjes, është bërë e ditur pas një hetimi. Muzikanti u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në North End, Essex, më 4 mars.

Në seancën dëgjimore u tha se shkaku i vdekjes së 49 vjeçarit ishte i varja, ndërsa raportet toksikologjike ende nuk janë publikuar. Zyrtari i Mjekësisë Ligjore, Lynsey Chaffe, tha se policia ka ndjekur të gjitha protokollet dhe se vdekja e tij u konfirmua si jo e dyshimtë.

PRIVE.AL